Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet Ilvaim Gashi nga Klina, i dyshuar për mashtrim.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• ILVAIM (Imer) ZIMMERLI- GASHI i lindur me 04.06.1979 në Sferkë- Klinë
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
• “Mashtrim”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected] /arbresh.info/

Katër shtetas afganë përleshen mes vete në Prishtinë, dy të ...
Arrestohet 41-vjeçari në Krujë që përfitoi kredi në emër të ...
Rrugëtimi historik i Dritës: 16 ndeshje, fitore gjigante dhe...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy p...
Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar
Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në ‘’Breg të Diel...