​Policia e Kosovës në zbatim të masave antiCOVID-19

23:31 | 2 Maj 2021

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë edhe sonte me inspektimin e masave antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së koronavirusit.

Policia thotë se implementimi i planeve operacionale dhe zbatimi i masave të institucioneve shtetërore, vazhdon të mbetet ndër prioritetet e saj.

“Qëllimi i planeve policore, mbetet orientimi në ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimit të krimit dhe zbatimit të masave antiCOVID-19”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

Ndryshe, sipas masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës, qytetarët dhe gastronomët e kanë të ndaluar qarkullimin, përkatësisht, kryerjen e aktiviteteve të biznesit nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 160 raste pozitive me koronavirus dhe pesë raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive që nga shpërthimi i epidemisë në muajin mars të vitit të kaluar e deri më tash është 105.535 dhe 2.183 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 415 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.307.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara