Zymberi u përkujtua me ceremoni dhe nderime nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj tha se Zymberi është hero i Kosovës.“Sot është ditë e veçantë meqenëse ne po e kujtojmë veprën e heroit tonë dhe të Kosovës, Enver Zymberi”, tha Qalaj.
Mungesën e liderëve politik, Qalaj nuk e komentoi me pretekstin se nuk është i thirrur për këtë.Atë botë me urdhër të ish-kryeministri Hashim Thaçi, për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës, forca të shumta policore ia mësynë Mitrovicës.Zymberi u vra më 26 korrik të vitit 2011 në Veriun e Mitrovicës afër fshatit Çabër, pas 20 minuta luftimesh ndërmjet forcave të pjesëtarëve të Njësisë speciale operative – ROSU dhe një grup personash me nacionalitet serb.
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...
Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore “Shigjeta Ili...