Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, me rastin e 22-vjetorit të rënies së dëshmorëve Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi, ka vendosur kurora lulesh dhe homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.
Ai po ashtu ka nderuar me homazhe edhe dëshmorë nga komuna tjera të Kosovës, të cilët sot kishin përvjetorin e rënies së tyre heroike.
“Me këtë rast para familjarëve të dëshmorëve dhe të pranishmëve të tjerë vlerësova lart veprën heroike të secilit dëshmor, duke bërë thirrje njëkohësisht që të unifikuar të punojmë në jetësimin e amanetit të tyre për një jetë më të mirë për të gjithë. Lavdi dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Jashari në Facebook./arbresh.info/
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...