Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla në seancën e sotme plenare ka bërë të ditur se në fund të këtij viti do të kenë furnizime të reja për letërnjoftim.
Ai tha se nuk parasheh ndonjë problem lidhur me pajisjen e qytetarëve me letërnjoftim.
“Aktualisht në ARC ka rreth 70 mijë e 80 aplikime për aplikime, ndërsa në stok gjenden 57 mijë[…]Në baza ditore ARC personalizon 3 mijë letërnjoftime dhe ne parashikojmë që deri në fund të këtij viti të normalizojmë pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime. Në fund të këtij viti ne do të kemi edhe furnizime të reja dhe nuk parashohim asnjë problem lidhur me pajisjen me letërnjoftime për qytetarët tanë”, u shpreh Sveçla.
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës