Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili aktualisht është në arrest shtëpiak për veprimet e tij në Kuvendin e Kosovës, në emisionin “Rubikon” tha se në një shtet normal ata që shkelin Kushtetutën do të jepnin përgjegjësi institucionale. Ai tha se protesta e 9 janarit është vetëm fillimi dhe se protestat do të vazhdojnë deri në rënien e Qeverisë.
Përkundër retorikës refuzuese të opozitës ndaj Gjykatës Kushtetuese, vendimin e fundit të kësaj Gjykate në lidhje me Asociacionin e komunave serbe, Konjufca e cilësoi si të pranueshëm, duke thënë se në bazë të këtij vendimi duhet thirrur në përgjegjësi institucionet gjegjëse që kanë shkelur Kushtetutën.
Konjufca tha se opozita ka ardhur në një situatë kur kërkesë e vetme është rënia e kësaj Qeverie.
“Kur kemi kërkuar që Qeveria t’i tërheq marrëveshjet ajo nuk e ka bërë, e nuk e ka bërë as deri më tash. 4 muaj që janë bërë deri tash janë të mjaftueshme që këto kërkesa të opozitës të plotësohen dhe të kuptohet se janë serioze”, tha Konjufca.
“Kemi thënë se nëse Qeveria nuk i tërheq këto marrëveshje ajo do të shkojë bashkë me marrëveshjet”, vazhdoi ai.
Shefi i GP të VV-së, tha se pushteti nuk është qëllimi i tyre, por është tërheq ja e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat Qeveria po insiston t’i çoj përpara.
“Mustafa duhet të jetë në mbrojtje të kufijve të Kosovës, dhe për të qenë në mbrojtje duhet të tërheqet nga këto dy marrëveshje”, tha ai.
Konjufca tha se Qeveria ka opsione për të dalë nga kjo gjendje, e sipas tij ato janë, tërheqja nga marrëveshjet, referendumi për marrëveshjet dhe zgjedhjet. Në çdo situatë tjetër, sipas tij, opozita do të protestojë për ta rrëzuar Qeverinë. /Arbresh.info
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...