Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin terroristë ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tunizi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Konjufca ka shkruar se dënon këtë sulm terrorist.
“Kosova dënon sulmin terrorist ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin Tunizi, Tunis. #Kosova #ShBA”, ka shkruar Konjufca.
Dy sulmues vetëvrasës kanë quar vetën në erë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tunis, këtë të premte, duke plagosur pesë oficerë policie dhe një civil.
Ambasada e Amerikës në Tunizi përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar që t’i shmangen zonës ku është kryer sulmi.