Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë therur me thikë në një përleshje në fshatin Poklek të Drenasit, në afërsi të shkollës së mesme“Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me hetuesit e stacionit policor të Drenasit dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
“Personat me iniciale, A. Q, mashkull , 17 vjeç, A. V, mashkull , 18 vjeç, V. N, mashkull , 18 vjeç dhe S. Q, mashkull , 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka ndërmarrë veprime operative për zbulimin dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm.
“Policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj: V. H, mashkull, 17 vjeç, dhe T. H, mashkull, 17 vjeç, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
Për dy të dyshuarit, Policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 48 orë./
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...