Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish javën e ardhshme. Njëra do të jetë solemne më 22 qershor dhe tjetra e rregullt më 24 qershor, ku të zgjedhurit e popullit, pritet të vendosin për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Kjo sipas partive opozitare është duke u bërë me qëllim të kapjes së institucioneve së pavarura.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se kjo qasje e pushtetit është e gabuar.
Lidhur me këtë, i shqetësuar u shpreh edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se tendenca e pushtetit është për shkarkimin dhe kapjen e institucioneve të pavarura.,
“Çfarëdo shkarkimi i bordeve të jetë në bazë të një vlerësimi të performancës dhe jo mbi ndikime politike”, tha ai.
Megjithatë, opozitarët shfaqën dallime në mënyrën e inicimit të shkarkimit të ish kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Derisa në AAK thanë se mbështesin inicimin në Gjykatë Kushtetuese shkarkimin e Dakës, në LDK u shprehën se do të presin veprimet e ish kryesueses së KQZ-së për veprimet ligjore.
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...