Një punëtor ka mbetur i lënduar sot në Ferizaj, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim.
Sipas Policisë, rreth orës 12:40 është pranuar informata për incidentin që ka ndodhur në rrugën “Uran Tinova”, ku një punëtor dyshohet se ka rënë nga kati i dytë në vendin e punës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se bëhet fjalë për një punëtor 46-vjeçar.
Fillimisht, i lënduari është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe njësitet e hetimeve, ndërsa për rastin janë njoftuar edhe inspektori i punës dhe prokurori i shtetit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se për zhvillimet e mëtejshme do të njoftojnë në raportet vijuese.
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...
22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike ...
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...