Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se partia nga e cila vjen, pra Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë.
Në mbledhjen e kryesisë së LDK gjatë së shtunës Hoti tha se kanë diskutuar vetëm për kriteret që do të vendosen.
Ndërsa për çështjen e vaksinimit në Veri të Kosovës nga Serbia, Hoti ka thënë se me këtë po merren organet kompetente.
“Besoj për dy-tri ditë do të dalim edhe me emrin e kandidati. Nuk mund të flas për emra të përveçëm, për askënd, përfshirë edhe vetën time, pa u përmbyllur diskutimet”, ka thënë ai.
I pyetur se a do të pranojë rikandidimin për kryeministër, ai tha se mos të pyetet për çështje hipotetike dhe se duhet të diskutohet brenda strukturave të partisë.
“Mos më pyetni për çështje hipotetike, duhet ta diskutojmë brenda strukturave, dhe derisa nuk vijmë te emri nuk është korrekte nga ana ime”, shtoi Hoti.
Ndërkohë, Hoti është pyetur edhe për vaksinat e ardhura ilegalisht në veri të Kosovës, për çka sipas tij janë duke u marrë të gjitha organet kompetente.
” Mos bëni kësi paralele, janë dy gjëra të ndryshme. Jemi pranë zgjedhjeve, normalisht strukturat e partitë mblidhen. Ndërkohë që për atë që është raportuar janë duke u marrë të gjitha organet kompetente”, deklaroi ai, Arbresh.info/
LDK e ka gati emrin e kandidatit për kryeministër, java tjetër vendimtare
The Telegraph ngre alarmin: Militantët serbë po luftojnë për...
Rooney kritikon Marescan: Ka zgjedhur ‘luftën’ e gabuar
Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, para...
Presidentja Osmani shkon në Mitrovicë për t’a uruar kryetari...
BBC: Personat e armatosur në Sydney kishin lidhje me ISIS-in
Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë- Kosovë, prindëri...