Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është takuar me kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, Arben Gashi, ku kanë diskutuar për ndryshimet e nevojshme ligjore, si dhe mundësinë për të bërë një analizë të mirëfilltë financiare lidhur me përmbarimin.
Sipas një komunikate të MD-së, është diskutuar nevoja për ndryshimin e ligjit për procedurën përmbarimore si dhe nevojën për rishqyrtimin e tarifave të përmbaruesve për të cilat ministrja tha se konsiderohen më të lartat në rajon dhe se duhet të ulen.
Haxhiu theksoi se mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetjen e nevojshme në forcimin e mbikëqyrjes së profesioneve të lira në përgjithësi, duke fuqizuar edhe rolin e ministrisë dhe departamentit përkatës në këtë drejtim dhe po ashtu për angazhimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore dhe transparente për qytetarët e vendit./arbresh.info/
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit