Komuna e Gjakovës ka fituar një donacion nga ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, për renovimin e objekteve të dy shkollave fillore. Bëhet fjalë për shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Bishtazhin, në të cilën do të investohen 36, 445 euro për instalimin e ngrohjes qendrore, si dhe për shkollën “Fan Noli” në Dujakë, për të cilën do të investohen 69,417.50 euro në renovimin e kulmit, ndërrimin e dyerve dhe dritareve dhe instalimin e ngrohjes qendrore.
Ky investim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik po bëhet në kuadër të programit për zbatimin masave ne Energjinë Efeciente, që përpos rritjes së shpenzimeve për ngrohje, nënkupton edhe krijim të kushteve më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik tashmë ka shpallur tenderin për punimet në këto dy shkolla, ndërsa punimet pritet të jenë të gatshme në vjeshtën e këtij viti
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...