​Deputetët takojnë qytetarët e Suharekës

07:27 | 30 Nëntor 2018
M. A.

Kuvendi i Kosovës me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2018. Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet sot në qytetin e Suharekës. Takimi mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë dhe fillon në orën 14:00.

Deputetët pjesëmarrës: Driton Selmanaj Luljeta Veselaj Gutaj Salih Zyba Blerim Kuçi Albulena Balaj Halimaj.

Shpërndaje në rrjete sociale