Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar politikanët të cilët po vaksinohen kundër Vocid019, para qytetarëve që kanë nevojë.
Ahmeti e ka quajtuar banale që poltikanët e shëndoshë dhe të rinj po marrin vaksinat anti-Covid, kur Kosova ka arritur t’i sigurojë vetëm 24 mijë vaksina të tilla.
Postimi i plotë:
Me vetëm 24,000 vaksina të siguruara, nuk ka nevojë për senzibilizim nga udhëheqësit politik për marrjen e vaksines. Një politikan edhe mund ta bëjë gabimin e marrjes para atyre që kanë nevojë, por kur rreshtohen politikanët e shëndoshë e të rinj, kjo vec është banalitet. Ky status nuk është status as kundër ndonjë politikani e as kundër ndonjë partie. Si kolegë po ju them, 24,000 vaksina nuk mjaftojnë as për punëtorët shëndetësor e të moshuarit.
Një vaksinë që ju e merrni është një vaksinë më pak për dikë në nevojë që mund të rrezikojë jetën. Nuk po them që duheni me u sëmu me covid, por sakrificë në këtë rast është me hjek dorë prej vaksinës edhe në qoftë se ju ofrohet. Së shpejti do të ketë mjaft. Mosni ju lutem!.
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...