Sot mbahet konferenca përmbyllëse e Agjencionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë me 58 punëkërkuesit kosovarë.
Takimi përmbyllës me 58 punëkërkuesit kosovarë, të cilët pas përgatitjes se tyre 10 muajshe, në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesje ndaj të moshuarve” në Gjermani.
Shkollimi dhe aftësimi trevjeçar profesional do të realizohet në kuadër të projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”.
Në takim do të marrin pjesë ambasadorja e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Angelika Viets, përfaqësues të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ, bashkëpunëtori ndërkombëtar i Diakonisë, Johannes Flothow si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...