Mbi 100 karroca elektrike, karroca manuale dhe skuterë elektrikë, iu janë shpërndarë sot në Drenas invalidëve të luftës dhe personave me aftësi të kufizuara.
Shpërndarja e 105 karrocave është bërë nga përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “T’i ndihmojmë Drenicës” në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës nga Drenasi dhe Skenderaj, donacion ky nga shoqata humanitare “Selam” nga Gjermania.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se janë angazhuar që të përkrahin këtë projekt humanitar, me qëllim që të lehtësojnë lëvizjen e personave me nevoja të veçanta.
Ai vlerësoi lart punën e organizatorëve të Shoqatës “Ta ndihmojmë Drenicën” dhe shoqatat e veteranëve, të cilat kanë sjellur një donacion shumë të dobishëm për njerëzit në nevojë.
Ndërkaq, kryetari i shoqatës “T’i ndihmojmë Drenicës”, Enver Shabani, tha se edhe se në këtë aksion humanitar kanë përfshirë personat me aftësi të kufizuara edhe nga komunat e tjera, me ç’ rast kanë përfituar mbi 100 persona.
Shabani u shpreh se kanë hasur në pengesa gjatë doganimit, ndërsa, theksoi se në terminalin doganor janë liruar nga pagesa.
Për Hazir Bylykbashin, një karrocë lëvizëse është më së e nevojshme.
Ndryshe, nga ky donacion, për personat me nevoja të veçanta janë dhënë 105 karroca prej të cilave 50 ishin karroca manuale ndërsa, 55 të tjerat karroca elektrike dhe skuterë elektrik.
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...
Edi Rama uron fundjavë të mbarë me pamje nga Maja e Gramës n...