Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen dhe kolegët me rastin e vdekjes së aktorit Xhevdet Ferri.
“Mjeshtri i artit, Xhevdet Ferri, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i kryeministrit në detyrë në Facebook:
Ikja jote e hershme në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej. Mjeshtri i artit, Xhevdet Ferri, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë.
Mjeshtër i madh i filmit dhe i teatrit, artist që i dha shumë kinematografisë në përgjithësi.
I rrallë e profesional, njerëzor e qytetarë i ndershëm.Ua përcjelli ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferri, kolegëve artistë, dhe gjithë shqiptarëve!RH/arbresh.info/
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...