Nga Parmigiano Reggiano te cedari, vjedhja e tonelatave të djathërave të cilësisë së lartë është në rritje në Evropë.
Arsyeja zbulohet nga një hetim i cili flet për një treg të zi me vlerë miliona euro në vit që anashkalon çdo lloj sanksioni apo kufiri.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një prodhues nga Uellsi u mashtrua me një porosi të rreme në internet nëpërmjet një faqeje të specializuar, e cila në fakt doli të ishte një grabitje prej 300,000 mijë paundësh.
Rusia është zakonisht destinacioni përfundimtar i shumë ngarkesave të vjedhura, me rrugë përmes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.
Objektivi numër një është Parmigiano Reggiano, gjë që ka detyruar shumë supermarkete të marrin masa të forta sigurie, duke mbrojtur djathërat e shfaqur në rafte me ambalazhe kundër vjedhjes.
Edhe kompanitë prodhuese po ndërmarrin veprime, duke adoptuar forma mikroçipësh me karta identiteti specifike për produktin./A2cnn
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Pacolli: Ky kapital nuk ka ardhur rastësisht, e kam ndërtuar...