Ky peshk me fytyrë kaq të adhurueshme dhe me sy të mëdhenj është specia më e re që shkencëtarët kanë zbuluar.
Njihuni me peshkun kërmill me gunga, krijesa që jeton më shumë se 10 mijë metra nën sipërfaqen e oqeanit.
Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Akuariumit të Gjirit Monterey e zbuluan peshkun pranë brigjeve të Kalifornisë që në vitin 2019, por pamjet u publikuan vetëm tani.
Peshku kërmill jeton në thellësi të oqeanit dhe ka një ngjyrë rozë të veçantë, sy të mëdhenj, një trup si larvë të mbuluar me gunga, kokë të madhe dhe bisht të hollë e të ngushtë: tiparet tipike të një peshku kërmill.
Pasi e studiuan, shkencëtarët konfirmuan se peshku është një specie e re, e pazbuluar më parë dhe e quajtën “peshku kërmill me gunga”. Më parë janë zbuluar edhe dy të tjerë, peshku kërmill i errët dhe peshku kërmill i lëmuar.
Peshqit kërmij janë ndër banorët më të thellë të oqeanit, të aftë të përballojnë kushte që do të ishin fatale shumicën e krijesave të gjalla.
Deti i thellë është habitati më i madh i planetit, i mbushur me forma jete që mbeten kryesisht të panjohura. Me ndryshimet klimatike dhe shpimet e naftës që kërcënojnë këto ekosisteme, dokumentimi i specieve që jetojnë atje është më urgjent se kurrë./abcnews.al
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...