Mbretëresha Margrethe II do të heqë dorë zyrtarisht nga froni i Danimarkës të dielën, më 14 janar. Ajo do të pasohet në të njëjtën ditë nga djali i saj, Frederiku.
Nuk do të ketë ceremoni formale kurorëzimi për monarkun e ri. E fundit që u mbajt në Danimarkë ishte në 1840 për Mbretin Christian VIII. Hyrja e Frederikut në fron do të shpallet nga Pallati Christiansborg në Kopenhagë. Madje do të ketë një ritual specifik për ditën historike.
Programi që do të ndiqet nga Mbretëresha Margrethe II
Në orën 2 (koha lokale), Mbretëresha Margrethe II do të abdikojë zyrtarisht në Këshillin e Shtetit. Do të jetë hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në 900 vjet.
Më 3, Frederiku do të kurorëzohet Mbret nga ballkoni i Pallatit Christiansborg. Gruaja e tij Maria do të bëhet Mbretëreshë ndërsa djali i tyre i parëlindur do të marrë titullin Princi i Kurorës Kristian i Danimarkës.
Në orën 5 do të bëhet transferimi i banderolave mbretërore nga Pallati Christian IX në Frederik VIII në Amalienborg ku do të lëvizin Frederiku dhe Maria./abcnews.al
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut