Zbulohet krokodili i portokalltë, që jetonte në errësirë

01:50 | 30 Janar 2018

Një grup krokodilësh misteriozë ngjyrë portokalli, që kanë jetuar në errësirë të plotë në Afrikë, mund të sjellin në dritë një specie të re.

Hhhulumtuesit kanë zbuluar krokodilin 1.5 metra të gjatë në vitin 2008 në një shpellë të largët në Gabon, në Afrikën Perëndimore, transmeton portali arbresh.info

Studimet e fundit theksojnë se ata mund jenë një specie krejtësisht e veçantë.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Instituti i Kërkimeve për Zhvillim në Marsejë gjetën rreth 30 ekzemplarë në shpellë, duke përfshirë 10 krokodilat ngjyrë portokalli.

Ata dyshojnë se më shumë krokodilë mbeten të fshehur në thellësitë e sistemit të dhomave të shpellës, të cilat janë të mbushura me ujë.

Dr Oslilsy gjeti krokodilat në një shpellë në rajonin e largët të Abandës në Gabon, ndërsa kërkonte mbetjet parahistorike të njeriut.

I enteziuzmuar nga gjetja, ai ka ftuar një grup shkencëtarësh që të bëjnë studim më të hollësishëm, të cilat ende janë duke vazhduar.

 

Krokodilat portokalli jetojnë në një mënyrë të ngjashme me kushërinjtë e tyre në natyrë, por ekipi sugjeron që ata janë gjenetikisht të ndryshëm nga tre llojet e tjera të krokodileve afrikane që gjenden në Gabon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara