Ekspertët kanë parashikuar shkatërrimin e pronësisë së makinave për një kohë të gjatë.
Ata parashohin se në të ardhmen e afër, shumica e banorëve nëpër disa qytete do të përdorin transport publik, biçikleta, ose duke marrë me qira një makinë të përbashkët, por gjithnjë e më shumë do të heqin dorë nga blerja e makinave, transmeton portali arbresh.info
Në disa qytete të botës, makina tashmë është dashuri e zbehur.
Sipas renditjes së bërë nga Euromonitor Internatinal një pjesë e madhe e qyteteve të zhvilluara të botës kanë pësuar rënie të blejres së automjeteve mes viteve 2010-2015.
Raporti thekson se Boston ka parë rënien më të madhe, me diku rreth 9%, Osaka me 7% dhe më pas Roma me rreth 6%.
Euromonitor ka theksuar se arsyeja pse këto vende kanë shënuar rënie në blerjen e makinave, është për shkak se njerëzit kanë vendosur që të jetojnë nëpër qendrat e qytetit.
Gjithashtu vihet në dukje edhe popullariteti në rritje i alternativave ndaj pronësisë, si për shembull shërbimet për shkëmbimin e makinave dhe udhëtimin si Uber dhe Lyft.
Në të njejtën kohë, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Australia kanë shënuar një rënie të njerëzve që marrin patentë shoferë.
Në vitin 2015, Kopenhaga, qyteti më i përshtatshëm për biçikleta në botë, raportoi se për herë të parë numri i biçikletave që hynin në qendrën e qytetit tejkalonte numrin e veturave.
Raporti shton se autoritete po i kthehen planifikimit urbanistik inovativ dhe formave alternative të transportit si një mënyrë për të luftuar ndotjen e ajrit./Arbresh.info
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...