Shpesh ndodh që një rrobë e lajmë shumë shpesh, ndërkaq tjetrën shumë rrallë. Asnjëri opsion nuk është i mirë.
Më së miri është të gjendet mesatarja, përkatësisht koha optimale e bartjes, ndërkaq çdo rrobë ka afatin e tolerancës së kohës së larjes.
Për shembull, mos i bartni sytjenat më shumë se tri apo katër ditë, pizhamet lani pas dy apo tri, ndërkaq pantallonat pas çdo tri apo katër veshjeve.
Çorapet dhe brekët patjetër duhet t’i ndërrojmë çdo ditë, për shkaqe të njohura. Njësoj vlen edhe për veshjet sportive, mirëpo shpesh bëjmë gabim edhe me këpucët, telegraf.
Atletet dhe këpucët duhet t’i lëmë një ditë në dollap, domethënë t’u japim pushim. Veç kësaj, pushim u duhet edhe shputave tuaja.
Bartja e këpucëve të njëjta çdo ditë u bën presion të njëjtave pika në shputa, ndërkaq pasojat mund të jenë deformime serioze.

Ja lista e gjërave dhe e periudhës kohore sesa bën t’i bartni:
Sytjenat: tri deri katër bartje
Brekët: një bartje.
Çorapet: një bartje
Veshjet sportive dhe rrobat e banjës: një bartje
Xhinset: rekomandohet larja pas pesë deri në gjashtë bartje
Fustanet: një deri në dy bartje
Kanotiera (fanellat): një deri në dy bartje
Getet: Një deri në dy bartje
Pantallonat dhe fundet: tri deri në katër bartje
Palltot: një herë në dy muaj bartjeje
Pizhamet: tri deri në katër bartjeje
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur