Xhekpoti “Mega Million” në Amerikë ishte gjigant, por tani është absolutisht masiv.
Shuma e vlerësuar deri tani është rritur në 667 milionë dollarë këtë të marte, duke e bërë atë më të madhin në historinë e lojës.
Rritja nga 654 milionë dollarë pasqyron një rritje në shitjet e biletave. Çmimi i mëparshëm rekord në “Mega Millions” ishte një çmim prej 656 milionë dollarë që u ndanë nga fituesit nga Kansas, Illinois dhe Maryland në mars 2012.
Edhe pse çmimi “Mega Millions” është rritur më shumë, shanset për të fituar mbeten të njëjta- 1 në 302.5 milionë.
Nëse nuk ka fitues të xhekpotit këtë të marte, vlera e xhekpotit pritet të rritet në 868 milionë dollarë deri të premten, 19 tetor.
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё