“Vetëm për dy”. Kështu quhet restoranti italian që krijon kujtime të veçanta për vizitorët e tij romantikë, duke u mundësuar çifteve të darkojnë privatisht nën një sfond intim e plot stil.
Klientëve u duhet të prenotojnë disa muaj e madje edhe një vit para pasi atje ka vetëm një tavolinë për dy veta. Dekori i dizenjuar posaçërisht, stili muzikor dhe menuja e personalizuar zgjidhen 10 ditë para secilit prenotim për ta bërë ekpseriencën të paharrueshme.
“Zakonisht na duhet të diskutojmë me klientët për të vendosur momentin e mbërritjes në mënyrë që të kemi kohë te mjaftueshme për të ndezur qirinjtë në kopësht e gjithashtu i pyesim ata se për çfarë rasti bëhet fjalë”, shprehet Remo Di Claudio, pronar i restorantit.

Çiftet kanë hapësirën e tyre private dhe përdorin zilen për të thërritur kamarierin. Maurizia Freddo zgjodhi të festonte këtu 20-vjetorin e martesës.
“Remo të ofron një ëndërr të bukur të cilën mund ta gjejmë vetëm këtu”, shprehet Maurizia Freddo.
Pronari i lokalit Remo Di Claudio thotë se ideja për hapjen e një restoranti vetëm për dy vetë i kishte lindur pas një darke të tmerrshme Krishtlindjesh, 30 vite më parë. Çmimi për një darkë intime është 250 euro për person./Top Channel
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...