Viti 2024 është një vit i brishtë, pra me 366 ditë, duke iu shtuar muajit shkurt edhe data 29.
Një vit i brishtë do të thotë se ka një ditë shtesë në kalendar, çdo katër vjet.
Siç raportohet, një vit kalendarik është zakonisht 365 ditë, këto numra përcaktojnë numrin e ditëve që i duhen Tokës për të kryer një orbitë rreth Diellit, shkruan NBCChicago.
Por, 365 është në fakt një numër i rrumbullakosur. Tokës i duhen 365.242190 ditë për të orbituar Diellin, ose 365 ditë, 5 orë e 48 minuta dhe 56 sekonda.
Por, çfarë do të ndodhte nëse muajit shkurt nuk do t’i shtonim një ditë çdo katër vjet?
Ajo kohë shtesë, e njohur si një vit “sidereal” duhet të llogaritet disi, përndryshe, stinët mund të ndikohen.
“Nëse nuk do të llogarisnim këtë kohë shtesë, stinët do të zhvendoseshin”, thuhej në një artikull shkencor.
“Kjo do të ishte e bezdisshme nëse jo shkatërruese, sepse gjatë një periudhe prej rreth 700 vjetësh, verën, të cilën ne kemi pritur në qershor në hemisferën veriore, do të fillonte të zhvendosej në dhjetor”, thuhej tutja.
E ngjashëm thotë edhe Younas Khan, një asistent i fizikës në Universitetin Albama në Birmingham, i cili potencoi se përfundimisht, Krishtlindjet mund të përfundojnë në një kohë krejtësisht ndryshe, nëse do t’i hiqnim vitet e brishta.
“Pa vitet e brishta, pas disa qindra vjetësh do të kemi verë në nëntor”, tha Khan. “Krishtlindjet do të jenë në verë. Nuk do të ketë borë. Nuk do të ketë asnjë ndjenjë Krishtlindjesh”. /Telegrafi/
Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite gjatë orëve të fu...
Dita e ndeshjes, Kosova luan në udhëtim te Lituania
Policia shqiptoi 1 mijë e 846 gjoba trafiku për 24 orë
Tetë persona u lënduan- u arrestua ngasësi i kamionit, detaj...
Vidhet arka për bamirësi në xhaminë e fshatit Siqevë në Pris...
Hezbollahut po i mbarojnë fondet, ndërsa Izraeli vazhdon bom...