Njerëzit që humbasin partnerin kanë rrezik të përjetojnë një rrahje të parregullt të zemrës.
Sipas studimeve të fundit, gjendja, e njohur si dridhje arteriale, në vetvete është një faktor rreziku për sulm në zemër,përcjell arbresh.info
Ky rrezik rritet edhe më shumë kur ndodh humbja e partnerit në momentet që nuk e pret.
Hulumtuesit danezë kanë studiuar të dhënat e pothuajse 9,000 njerëzve të diagnostikuar me dridhje atrial në mes të 1995 dhe 2014 dhe krahasuar me 886,000 njerëz të shëndetshëm.
Studimi, i publikuar në revistën Open Heart thotë se rreziku më i madh është nga 8 deri në 14 ditë pas humbjes, transmeton arbresh.info.
“Humbja e një partner është konsideruar si një nga ngjarjet më të vështira të jetës rëndë dhe ka të ngjarë të ndikojë në shumicën e njerëzve, pavarësisht nga mekanizmat e përballimit,” shkruajnë ata.
“Në këtë studim, vështirësia e përballimit të humbjes së partnerit është shoqëruar me dridhje arteriale, e cila zgjat për një vit. Rreziku ngritej veçanërisht të ata persona që humbnin partnerin në moshë të re dhe relativisht të shëndoshë”./arbresh.info
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente