Një rast i rrallë lindjej ka ndodhur në ”Holweide Hospital” Cologne, Gjermani, me dy vajza binjake që kanë lindur me një diferencë prej 97 ditësh nga njëra-tjetra.
Oxana, nëna e vogëlusheve, solli në jetë Liana-n, më 17 nëntor të vitit të kaluar, në javën e 26-të të shtatzënisë. Më pas, asaj i duhej të priste edhe ca për të takuar vajzën tjetër, Leonie, e cila erdhi në jetë më 22 shkurt dhe peshonte plot 3.7 kg.
Megjithëse është një rast i rrallë dhe i padëgjuar më herët, e vërteta që vërejtën mjekët ishte se pas lindjes së vajzës së parë, kontraktimet e Oxana-s u ndalën, kështu që ata vendosën që vajza e dytë të qëndronte edhe disa kohë në mitër.Pasi bënë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, mjekët vendosën që nëna duhet të vazhdonte normalisht me shtatzëninë “e dytë”.
Një zëdhënës i spitalit tha për mediat: “Pas lindjes së binjakes së parë, qafa e mitrës u mbyll përsëri dhe motra e palindur mund të jetonte aty normalisht”. Liana e vogël kaloi shumë javë në spital derisa fitoi peshën optimale për të qëndruar në shtëpi. Sot, të dyja vajzat peshojnë plot 5.7 kg dhe janë të shëndetshme.
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...