Një ditë të ftohtë, një studente me emrin Casey Fischer, ecte nëpër qendrën e qytetit para se të shkonte në klasë.
Çdo gjë ishte si zakonisht, por papritmas u ndal për të parë se si një lypës kishte mbledhur disa para dhe po rrinte në të ftohtë.
Ajo mori kafenë e saj dhe më pas i ofroi kafe edhe lypësit në anë të rrugës dhe u ul që të bisedonte me të.
Ajo iu përgjigj me entuziazëm të gjitha pyetjeve të njeriut të pastrehë dhe të lodhur, veshur me rroba të pista.
Babai e kishte braktisur pasi kishte lindur dhe nëna e tij kishte vdekur nga kanceri.
I pikëlluar ai i rrëfeu se e vetmja gjë që donte në jetë ishte të bënte nënën e tij krenare.
Pas një ore bisede, ajo kuptoi se ishte bërë vonë për orën e parë të mësimit dhe tani duhej që të arrinte të kapte të dytën, por lypësi i dha një letër.
Ajo u shokua dhe mbeti pa fjalë nga letra që ai i kishte lënë: “Sot doja të vrisja veten, por falë teje nuk do ta bëj, të falënderoj! Je një person i mirë”. Gjesti i kësaj vajze kushtoi vetëm 3 dollarë, por shpëtoi një jetë.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...