Trupit i nevojitet gjumi në mënyrë që të funksionojë siç duhet.
Mungesa e gjumit është gjithmonë gjë e keqe për shëndetin mendor dhe atë fizik, transmeton Telegrafi.
Sipas ekspertëve, personat që rregullisht kanë probleme me gjumë janë më të rrezikuar nga obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Një nutricionist i njohur ka thënë se duhet ta shmangni avokadon para gjumit, pasi që kjo pemë mund t’ju lë pa gjumë tërë natën.
Rob Hobson, nutricionist në ‘Ryvita’, thotë se avokado përmban një amino acid i cili e stimulon trurin.
Hobson thotë se mënyra e të ushqyerit, bashkë me faktorët tjerë të stilit të jetesës, ndikojnë në zgjidhjen e problemeve me gjumë.
Ai thotë se avokado, produktet arrore dhe salca e sojës përmbajnë një amino acid të quajtur tiramine, i cili shkakton lirimin e një hormoni të quajtur norephinephrine e që e stimulon trurin.
Për një gjumë më të mirë, ai thotë të provoni të shtoni më shumë vitaminë B6 në dietën tuaj, ndërkaq burime të mira të kësaj vitamine janë patatet e ëmbla, tofu-ja dhe bananet. /Telegrafi/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...