Unaza është një rreth i pathyeshëm, i cili në shumë kultura ka kuptimin e përjetësisë. Unazat përdoren për të simbolizuar një lidhje apo ndodhi që nuk do të marrë fund kurrë. Në kuadrin e martesës shkëmbimi i unazave ka kuptimin e bashkimit dhe të vazhdimësisë së jetës martesore. Unaza është një simbol i materializuar që shërben për të kujtuar angazhimin e përjetshëm.
Në disa grupe paranormale unazat simbolizojnë fuqinë e magjisë dhe personi që e mban posedon disa fuqi të caktuara prej saj. Sipas tyre, fuqia magjike e unazës vjen si pasojë e materialit të unazës dhe ndërthurjes së botëve reale me atë shpirtërore. Në kuptimin fetar, unaza simbolizon përjetësinë dhe perfeksionin e Zotit.Për shumë shekuj materiali me të cilën unaza ishte bërë ose prezenca në të e një guri të çmuar, tregonte shumë për shkallën dhe pozicionin shoqëror të mbartësit. Unazat në atë kohë përfaqësonin gjithashtu edhe privilegjet mbretërore.
Kur mbreti i dhuronte një unazë dikujt, atëherë kjo nënkuptonte se ai e merrte atë nën mbrojtje.Në një unazë dallohet qarku i plotësuar i jetës. Ashtu sikurse ditët dhe vitet tona përsëriten vazhdimisht në ciklin e pafund të jetës dhe vdekjes ashtu edhe unaza ka kuptimin e një cikli fuqie dhe plotësimi. Disa e shohin unazën si shembullin tipik të rimishërimit. Të tjerë ndihen të qetë kur përdorin një unazë, pasi për ta ajo ka kuptimin e tërësisë dhe është një hajmali kundër të këqijave. Unazat shihen si një burim uniteti nga shumë njerëz.
Shkëmbimi i unazave në fillimet e tij mund të ketë qenë simbol i shkëmbimit të një karakteristike të përbashkët të bashkësive primitive. Njerëzit mbajnë unaza për të deklaruar solidarizimin e tyre me vendime që kanë marrë persona të afërt me ta. Kur ne vendosim një unazë në dorën e majtë krijojmë një marrëdhënie mes trupit dhe jetës sonë dhe e forcojmë më shumë këtë lidhje. Kur ne vendosim një unazë në dorën e djathtë përqendrohemi në anën tonë krijuese dhe aspektin e të dhuruarit, të ndarit e gjërave me të tjerët, por edhe këto më të specifikuara në veçanti të gishtit të vendosur.
Është interesant fakti që për unazat kultura të ndryshme kanë perceptime të ndryshme, disa mendojnë se unaza e martesës duhet të vihet në dorën e majtë, ndërsa një pjesë tjetër e botës mendon se duhet të vihet në dorën e djathtë./arbresh.info/
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...