Një grup i turistëve të cilët janë fotografuar lakuriq në malin e shenjtë Kinabalu janë fajtorët e tërmetit katastrofik që goditi Malajzinë të premten, thonë autoritet e Malajzisë.
Tërmeti i fortë, i cili tronditi Malajzinë të premten me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter, vrau 16 vetë dhe të paktën dy janë të humbur.
Disa javë para tërmetit, dhjetë turistë kanë pozuar lakuriq dhe pastaj kanë urinuar në malin e shtetit Sabah, e cila konsiderohet një vend i shenjtë.
Fotografitë janë shfaqur në rrjetet sociale disa ditë para tërmetit dhe shkaktoi zemërim të madh në mesin e malajzëve.
Turistëve të cilët janë nga Kanadaja, Gjermania dhe Holanda, tani për tani u është ndaluar largimi nga vendi deri sa të zgjidhet çështja.
U rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë, v...
Rama homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i ...
Stanislav Petkov është goditja e radhës e Ballkanit
Osmani takoi Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy
Aksion policor në shkollat e Vushtrrisë, sekuestrohen thika ...
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Pri...