Google ADS

Tre ishujt që kushtojnë më lirë se një shtëpi (FOTO)

09:40 | 7 Mars 2017

Çmimi i patundshmërive në botë është gjithmonë e në rritje, por a keni menduar ndonjëherë se do të jeni në gjendje të blini tre ishuj me çmimin e një shtëpie.

Këta ishuj përfshijnë një sipërfaqe prej afërsisht 108 akra dhe kushtojnë  165,094 euro, transmeton arbresh.info.

Ndoshta u duket i lartë ky çmim por shtëpia më e lirë në Britani kushton rreth 173,000 euro. Ndërsa krahasoni idenë e blerjes së tre ishujve me blerjen e një shtëpie.

Këta ishuj gjenden në lumin Potomac në Washington, kurse pronari i tyre i kishte blerë kur ishte në moshën 27 vjeçare, në vitin 1987.

Ishujt kanë plazhe me rërë dhe mund të përdoren për kamping, shëtitje me varkë, peshkim, gjueti apo thjesht për të shijuar natyrën./Arbresh.info

house-prices-uk-buy-island-853844

p

Shpërndaje në rrjete sociale