Disa struktura të periudhës romake janë zbuluar në liqenin Fusaro, Itali, pas tërmeteve të fundit të shkaktuara nga një fenomen i rrallë të ndryshimit të nivelit të detit në gjirin e Napolit dhe liqenet përreth.
Sipas kryebashkiakut të Bacolit, Josi Gerardo Della Ragione, strukturat e zbuluara përfshijnë “mure dhe dhoma që mund të kenë qenë pjesë e një vile luksoze”. Këto gjenden pranë Grotte dell’Acqua dhe pritet të studiohen më tej për të kuptuar më shumë mbi rëndësinë e tyre historike.
Sipas gazetës Il Mattino, zbulimet në gjirin e Pozzuolit tregojnë se zona ishte një qendër e rëndësishme detare dhe tregtare në Mesdhe. Ndërkohë, strukturat e zbuluara në liqenin Fusaro ngjasojnë më shumë me rezidenca aristokratike romake.
Ky fenomen i rrallë i shkaktuar nga akumulimi i gazrave në Campos Flégreos, sjell ngritje dhe ulje të tokës, duke shkaktuar edhe tërmete. Pikërisht ky fenomen ka bërë që këto mbetje të lashta të dalin në sipërfaqe, duke ofruar një dritare të re për historinë romake në Itali./A2cnn
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...