Çdo njeri me sy blu e ka prejardhjen nga një evropian i vetëm që ka jetuar rreth 6,000 deri në 10,000 vjet më parë, thonë shkencëtarët.
Si ndodhi kjo? Fillimisht, të gjithë njerëzit kishin sy kafe të nuancave të ndryshme, derisa pati një mutacion specifik që bëri ndryshimin.
Mutacioni është në një gjen të quajtur HERC2 që çaktivizon OCA2, gjen që përcakton sasinë e pigmentit kafe që prodhojmë. Kjo është arsyeja pse sytë bëhen blu.
Për sa i përket prejardhjes së tyre nga i njëjti person, prova është se çdo person me sy blu që jeton sot ka të njëjtin mutacion.
Shkencëtarët vlerësojnë se vetëm 8 deri në 10% e popullsisë ka sy blu, dhe sytë nuk janë zhvilluar plotësisht në fëmijëri, që do të thotë se pigmenti kafe mund të marrë përsipër më vonë, duke bërë që fëmijët me sy të kaltër të përfundojnë me sy kafe në jetën e rritur.
Sipas Indy 100, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kopenhagës publikuan kërkime mbi këtë çështje.
Profesor Hans Eiberg nga Departamenti i Mjekësisë Qelizore dhe Molekulare tha: “Fillimisht, të gjithë kishim sy kafe. Por një mutacion gjenetik që prek gjenin OCA2 në kromozomet tona rezultoi në krijimin e një ‘çelësi’ i cili fjalë për fjalë ‘fiki’ aftësinë për të prodhuar sy kafe”./abcnews.al
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën