Nëse përdorni tastierën e Google Gboard në iOS, tashmë mund të përktheni nga të gjitha gjuhët e mbështetura në Google Translate.
Në këtë listë të 103 gjuhëve të mbështetura gjendet edhe gjuha shqipe. Përdoruesit mund të shkruajnë dhe të përkthejnë në të njëjtën kohë për çdo gjë që mbështet Google Translate direkt nga iPhone.
Funksioni i shumëpritur është tejet i vonuar. Diçka e tillë është e disponueshme në Android që nga 2017.
Me versionin 1.42 të Gboard është shtuar edhe në iPhone dhe iPad që kanë të instaluar iOS 9 ose më shumë. Ndërsa shkruani, do të merrni sugjerime të përkthimit në shiritin mbi tastierë ose të shtypni butonin Google.
Aplikacioni automatikisht gjurmon gjuhën që po shkruani dhe ju lejon të zgjidhni atë që dëshironi të përktheni. Përdoruesit do të lejohen të ngjisin tekstin e kopjuar dikur dhe ta përkthejnë në një prej gjuhëve të mbështetura.
Përveç funksionin të përkthimit, Gboard ofron mbështetje për 685 gjuhë të ndryshme. Gboard është i përshtatur me funksionet e korrigjimit automatik dhe tekstit parashikues për secilën prej gjuhëve.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...