Mamave u ndodh shpesh të ngatërrojnë emrat e fëmijëve.
Nëse ju mërziteni për këtë, e keni gabim. Të ngatërrosh emrat është një shenjë dashurie. Sipas një studimi të publikuar në Memory & Cognition në 2016, kur thërret dikë të afërt me emrin e dikujt tjetër të afërt, është një tregues që ti i ke të dy në zemër.
Shkencëtarët e Departamentit të Psikologjisë dhe Neuroshkencës në Universitetin Duke, bënë pesë studime dhe folën me 1,700 pjesëmarrës për të ekzaminuar atë e cila njihet si “dukuria e ngatërrimit të emrave” mes anëtarëve të familjes. Ata arritën në këtë përfundim pasi vëzhguan që ngatërrimi i emrave zakonisht ndodh “brenda një grupi social”. Mamatë, zakonisht përdorin për një fëmijë emrin e një fëmije tjetër, jo një emër që ka dëgjuar në lulishte e që ngjan me emrin e fëmijës së saj, ose që e ka dëgjuar në TV.
Kjo ndodh për shkak të mënyrës sesi mendja jonë i ruan emrat dhe informacionin rreth tyre. Truri përdor një “rrjet semantik” një sistem dosjesh dhe skedarësh ku informacionet ruhen pranë të tjerave. Kështu, kur mendja jote kërkon emrin e djalit të madh që ta thërrasësh për t’i thënë të ngrejë pjatën nga tavolina, ajo mund të tërheqë gabimisht skedarin e gabuar nga dosja e familjes dhe del emri i djalit të dytë.
Kjo dukuri, nuk u ndodh ekskluzivisht prindërve. Kërkuesit madje citojnë një nga shembujt më të njohur të kulturës pop të ngatërrimit të emrave, atë kur Ross tha Rachel në vend të Emily gjatë betimit të martesës, që duhet ta kenë parë ndjekësit e Friends.
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...