Nëse i zënë vendin e punës njerëzve, edhe robotët duhet të paguajnë taksa. Robert Shiller i “The Guardian” kujton sesi ideja e vendosjes së një barre tatimore edhe mbi makinat që përdorin inteligjencën artificiale është hedhur për herë të parë majin e vitit të kaluar, në një draft raport të Parlamentit Europian, përgatitur nga eurodeputetja Mady Delvaux.
Duke këmbëngulur se përfshirja e robotëve në të tilla aktivitete mund të nxisë pabarazinë, raporti propozonte nevojën e paraqitjes së një raportimi mbi shtrirjen dhe proporcionin e kontributit robotik si dhe atë të taksimit e të derdhjes së kontributeve për sigurimet shoqërore.
Reagimi i publikut ndaj planit të Delvaux ishte më së shumti negativ, por Bill Gates e përkrahu plotësisht. Miliarderi mendon se qeveritë mund t’i përdornin taksat e robotëve për të financuar shërbimet njerëzore. Ato mund të ndihmojnë gjithashtu në ndreqjen e pabarazisë së të ardhurave.
Kundërshtarët e taksave të tilla argumentojnë se, dykuptimësia e termit “robot” e bën të vështirë përcaktimin e bazës së tatimit. Nga ata tjetër, këta zëra përpiqen të lartësojnë përfitimet e jashtëzakonshme e të pamohueshme që i sjell robotika rritjes së prodhimtarisë.
“Sillni në shtëpi”, Endrit Thaçi shpërndan banerin për çliri...
Trump kërcënon të tërheqë trupat amerikane nga Gjermania pas...
Komandanti i KFOR-it: Siguria në Kosovë e qetë, por e brisht...
Brikena befason Mateon për ditëlindje: U rritsh me mua
Haradinaj kujton komandatin Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtar...
Nafta shtrenjtohet në 1.68 euro, publikohen çmimet e reja