Gjiganti i sistemit diellor ka arritur distancën minimale me Tokën dhe është përgjatë vijës së planetit tonë me Diellin. Kjo do të thotë se ky planet do të shfaqet më i shndritshëm se në çdo moment tjetër të vitit dhe i dukshëm për gjithë natën.
Për astronomët ky është rasti për ta vëzhguar në detaj, ndërsa teleskopi hapësinor Hubble ka dërguar tashmë në Tokë pamjet e mrekullueshme.
Ai arrin distancën minimale për 2017, rreth 670 milionë kilometra. Për këtë arsye planeti më i madh i Sistemit Diellor këto net është në maksimumin e shkëlqimit të tij dhe përmasave të dukshme.
Teleskopi hapësinor Hubble, i Agjencisë Hapësinore Europiane të NASA, ka kapur pamje të mrekullueshme duke na dhënë një album të tij.
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media