Transporti i njerëzve dhe mallrave në kontinentin europian është i bazuar gjerësisht mbi një rrjet hekurudhor të mirëorganizuar, që mundëson udhëtime të shpejta dhe të sigurta në çdo destinacion.
Sipas statistikave, vetëm brenda shteteve të Bashkimit Europian janë mbi 202 mijë kilometra hekurudhë ndërsa njerëzit përshkojnë rreth 345 miliardë kilometra me tren çdo vit.
Por është një shtet europian që nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë një sistem hekurudhor publik të mirëfilltë, shkruan A2 CNN. Bëhet fjalë për Islandën, shtet që nuk e ka ndërmarrë kurrë nismën për të ndërtuar një rrjet të tillë.
Islanda është ishulli i dytë më i madh në Europë, pas Britanisë së Madhe, me një popullsi prej 380 mijë banorësh, ku 30% jetojnë në kryeqytetin Rekjavik. Edhe pse është shteti i 17-të më i madh në Europë për sipërfaqe tokësore, arsyet pse hekurudha nuk ka ekzistuar kurrë janë disa: Numri i ulët i popullsisë, rrjeti i mirëndërtuar i rrugëve, përdorimi i gjerë i makinave dhe kushtet e ashpra të motit.
Në fillim të shekullit XX Islanda ndërtoi një sistem hekurudhor transporti për mallrat dhe gurët e mëdhenj që merreshin nga guroret për t’u përpunuar. Në vitet 1930, hekurudha u përdor për transportin e materialeve bujqësore, ndërsa sot, një rrjet i vogël u përdor për transportimin e materialeve për ndërtimin e një hidrocentrali.
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
LDK mban konferencë për media
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...