Driton Jashari, një përdorues i Facebook-ut, ka shpërndarë në profilin e tij një video interesante.
Në videon e shpërndarë në Facebook, që ka marrë 16,000 shikime deri më tani, Dritoni demonstron një mekanizëm që ai e ka krijuar për ta lehtësuar procedurën e përgatitjes së flisë tradicionale.
Në përshkrimin e videos, ai thotë se këtë mekanizëm e ka ndërtuar para dy viteve, por që tek sot e ka bërë publike, shkruan Gazeta Express.
Me këtë mekanizëm, përgatitja e flisë është shumë më e lehtë – kurse sipas Dritonit, shija e flisë mbetet e njëjtë.
Ky mekanizëm ka hapësirë të mjaftueshme për t’i vendosur enët dhe brumin dhe mund ta vendosni kudo në oborr – bari, pllaka etj, pa i dëmtuar ato.
Shikojeni videon e kësaj shpikjeje më poshtë:
https://www.facebook.com/2rito1/videos/10213613890245560/?permPage=1
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...