Një mësues i shkencave në Kenia, që ka dhënë pjesën më të madhe të pagës së tij për të mbështetur nxënësit e varfër, ka fituar një çmim prej 1 milion dollarë si mësuesi më i mirë në botë.
Peter Tabichi fitoi çmimin 2019 Global Teacher Prize. Prifti françeskan u vlerësua për arritjet e tij në një shkollë provinciale të mbushur me nxënës dhe disa tekste librash.
Ai mori çmimin në një ceremoni në Dubai. Tabichi ka dhënë 80% të pagës së tij për të mbështetur nxënësit në shkollën Keriko Mixed Day Secondary School në fshatin Pwani, Nakuru të cilët nuk kanë para për të blerë libra apo uniformat.
Shumë prej fëmijëve që ndihmon janë jetimë ose kanë humbur një prind. Mësuesi 36 vjeçar dëshiron të ngrejë aspiratat dhe të promovojë kauzën e shkencës, jo vetëm në Kenia, por në të gjithë Afrikën.
“Afrika do të prodhojë shkencëtarë, inxhinierë, sipërmarrës, emrat e të cilëve do të jenë një ditë e famshme në çdo cep të botës,”-tha ai.
Prifi mposhti në konkurs 10.000 mësues të tjerë të nominuar nga 179 vende të botës.
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë