Shkencëtarët kanë gjetur një “kontinent humbur” nën ishullin Mauritius në Oqeanin Indian, shkruan “The Independent”
Ishulli tropikal u formua nga llava e vullkaneve 9 milion vjet më parë. Por studiuesit kohët e fundit kanë identifikuar një mineral miliarda vite të lashtë në shkëmbinjtë që gjenden në destinacion popullor turistik.
Kërkimet e mëtejshme nga një ekip gjeologësh zbuluan se ishulli ishte në të vërtetë maja e një”super-kontinenti” të pazbuluar 200-milion-vjeçar .
Kontinenti i “Gondwana” u nda për të formuar Jugut, Afrikëm 2 Amerikat, Antarktidën, Indinë dhe Australia rreth 180 milion vjet më parë.
“Toka është e përbërë nga dy pjesë , kontinentet, që janë të vjetra, dhe oqeanet, që të rinj- tha autori kryesor i studimit, Lewis Ashwal – Në kontinente mund të gjesh shkëmbinj që janë më shumë se katër miliardë vjet të vjetër, por nuk mund të gjesh asgjë të tillë në oqeane, pasi aty janë formuar shkëmbinj e rinj.”
“Mauritius është një ishull, ku gjenden shkëmbinj 9 milion vite të vjetër. Megjithatë, duke studiuar shkëmbinj e ishullit, kemi gjetur kore që janë të vjetra sa 3 miliard vjet”, shtoi ai.
Si një pikturë e krijuar nga vetë nëna natyrë, ishulli Mauritus gjendet 2,000 kilometra nga bregu juglindor i Afrikës, pranë Madagaskarit, shkruan syri.net. Por iluzioni i mahnitshëm i një ujëvarë i jashtë bregut të Mauriciusit, po shokon dhe tërheq njerëzit nga e gjithë bota.
Arsyeja për iluzionin e famshëm ka të bëjë me depozitat lokale të rërës dhe rrjedhat që kalojnë nëpër zonë dhe ndryshojnë ngjyrën e ujit në mënyrë që të duket si një ujëvarë që shkon drejt kush e di se ku.
Për ta parë me sytë tuaj, shikoni këto imazhe mahnitëse të iluzionit të ujëvarës, e cila është konsideruar si fenomeni më i rrallë mbi toke…epo në këtë rast, mbi ujë./arbresh.info/
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit
Arrestohen dy të mitur në Gjilan të dyshuar për mashtrim dhe...
Kurti për rezervat shtetërore: I besoj plotësisht Rozeta Haj...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues