Jeta mund të vazhdojë edhe pas vdekjes, por në mënyrën e gjumit.
Doktorët thonë se kanë gjetur prova shkencore se truri i njeriut vazhdon të punojë edhe pasi ka vdekur klinikisht.
Një pacient tregoi një aktivitet të trurit për 10 minuta pasi zemra e tij pushoi së rrahuri dhe truri jepte valë normalisht siç kur flemë gjumë.
Doktorët në një repart terapie intensive kanadeze e përshkruajnë rastin si një gjë të jashtëzakonshme, të pashpjegueshme.
Shkencëtarët e Universitetit të Western Ontario në Kanada lidhin impulset elektrike në tru me rrahjet e zemrës, pasi personit i hiqen aparaturat që e mbajnë në jetë.
Pasiviteti i trurit i parapriu ndalesës së zemrës në tre nga katër rastet. Megjithatë në një prej këtyre rasteve, truri i pacientit vazhdonte të punonte pasi zemra i kishte ndaluar.
“Vetëm në një pacient, një breshëri e vetme vale vazhdonte pasi kishte humbur ritmi kardiak dhe presioni arterial i gjakut”, thonë shkencëtarët.
Kishte ndryshime domethënëse në aktivitetin elektrik të trurit mes 30 minutave para vdekjes dhe pesë minuta pasi zemra kishte ndalur.
Tek të katër pacientët të dhënat e trurit të tyre ishin shumë të ndryshme, çka do të thotë që secili prej nesh do e përjetojë vdekjen në mënyrë unike. Lajmi.net
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...