Mikroçipi i parë në botë, i përdorur për t’i dhënë energji gjithçkaje, që nga smartphone tek anijet kozmike, do të shitet për 600 mijë dollarë në 60-vjetorin e shpikjes së tij.
Inxhinieri elektrik Jack Kilby ndërtoi një qark të integruar në 1958 bashkë me Tom Yeargan, i cili ishte tekniku drejtues për projektin në Texas Instruments.
Gjysmëpërcjellësi, jo më i madh se gishti i unazës, përfshin një varg bakri dhe tela ari të lidhura me geranium, montuar në xham dhe i ruajtur në një kasë plastike. Ky mikroçip i hapi rrugën krijimit të telefonave mobile dhe kompjuterave dhe u përdor në teknologji si në televizorë, makina, mikrovale dhe aparate dëgjimi.
Sot, 60 vjet pas krijimit, vajza e Yeargan, Leslie po e shet bashkë me një kumtesë, ku tregon se si e krijoi atë.
Leslie thotë se babai i saj, i cili punoi për 25 vjet, realizoi shumë gjëra, por ndërtimi i këtij çipi “ishte kurorëzimi i arritjeve”. “Ishte fillimi i epokës së kompjuterit”, thotë ajo
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...