Saharaja ndryshon rrënjësisht pamje çdo 20 mijë vjet.
Nga shkretëtirë në njërin cikël, transformohet në hapësirë pafund të gjelbër e anasjelltas.
Ky konkluzion mbërrin pas analizimit të depozitimeve të pluhurave, që ka bërë të mundur zbardhjen e historisë së klimës në të paktën 240 mijë vitet e fundit. Arsyeja që fshihet pas këtyre fenomeneve ciklike mendohet të jenë ndryshimet e pjerrësisë së aksit tokësor, që periodikisht modifikon mënyrën e shpërndarjes së rrezeve të Diellit mbi planetin tonë.
Studimi është realizuar nga kërkuesit e universitetit më të mirë në botë të teknologjisë e shkencave MIT dhe është publikuar në revistën Science Advances.
Zbulimi është i rëndësishëm, pasi ndihmon për të kuptuar historinë e kësaj shkretëtire, madje edhe kohën kur ka qenë mikpritëse për njeriun.
Nga kërkimet dhe provat e gjetura ndër vite, rezulton se në periudhat më të hershme, ka qenë e populluar nga njeriu, duke përforcuar edhe konkluzionin e fundit mbi jetën ciklike të kësaj zonë të thatë e të ashpër të planetit. /Tvklan
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë