Efektet shëndetësore të pirjes së duhanit janë të tmerrshme: përafërsisht një në tri vdekje nga kanceri janë si pasojë e pirjes së duhanit. Veç kësaj, pirja e duhanit i rrit rreziqet e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru etj.
Por, nëse pasojat që duhani i shkakton në trupin tuaj nuk mjaftojnë që të hiqni dorë, ndoshta efektet që duhani i shkakton në kuletën tuaj mund t’jua ndryshojnë mendjen.
“ËallhetHub”, ueb-sajt i financave personale, ka kryer një analizë përmes së cilës tregon se duhani shkakton rreth 1.5 milionë dollarë humbje në buxhetin personal – gjatë tërë jetës.
Vlen të ceket se kjo është shuma mesatare, pasi që kostoja e një pakoje me duhan dallon nga shteti në shtet, ku duhanpirësit e Nju Jorkut harxhojnë mbi 2.3 milionë dollarë përgjatë jetës së tyre, krahasuar me duhanpirësit e Kentuckyt që harxhojnë 1.3 milionë dollarë.
Analistët kishin matur edhe faktorë tjerë, siç janë shpenzimet e sëmundjeve të ndërlidhura me pirjen e duhanit etj.
Analiza është bërë për SHBA-në.
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...