Korporata raketore dhe kozmike ruse “Energija”, planifikon që rusin e parë ta dërgojë në Hënë në vitin 2031, bëri me dije drejtori i kësaj korporate, Vladimir Solncev. “Pas vitit 2025, planifikojmë që të fillojmë me fluturime në Hënë dhe me përshtatje në satelitet artificiale.
Në vitin 2026 kemi për qëllim që, në fluturim rreth Hënës, ta dërgojmë një fluturake pa pilot, e në vitin 2027, ta lansojmë modulin, i cili do të lansohet në orbitë të Hënës”, thotë ai. Solncev ka shpjeguar se, moduli do të lansojë në Hënë sipas një sistemi automatik. “Në vitin 2029, në orbitën e Hënës do të paraqitet një anije e re kozmike pa ekuipazh, e duke filluar nga viti 2030 do të punojmë në organizimin fluturimit me ekuipazh në Hënë”, thotë ai. Rusia ka apeluar te SHBA-ja dhe Evropa që së bashku, të punojnë në zhvillimin e modulit për aterrim në Hënë.
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur