Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar pjesa e parë e dokumentari “Një mendje e bukur”, një profili për njërin nga shqiptarët më të shquar, Arbën Xhaferin.
Në këtë dokumentar, për herë të parë, zbulohen rrëfime ekskluzive nga familjarë dhe bashkëpunëtorë të tij për periudha jetësore jashtëzakonisht interesante.
Si arriti Arbën Xhaferi që për dekada me radhë ta dominonte politikën në Maqedoni dhe do të etablohej si një prej mendimtarëve më të rëndësishëm në Kosovë, Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët?
Kush janë dhe kush pretendojnë të jenë pasardhësit e tij ideologjikë dhe sa i mungon Arbëni skenës politike shqiptare në përgjithësi, e asaj në Maqedoni në veçanti?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave mund t’i mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa